Wayne Rooney ka treguar për cilat skuadra ka dashur të luajë 10 vite më parë.
Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka zbuluar se dhjetë vjet më parë dëshironte të nënshkruante me Barcelonën dhe Real Madridin.
Rooney ishte gati të largohej nga ‘Old Trafford’ në vitin 2010, por në fund ndryshoi mendje dhe vendosi të qëndronte te Manchester United.
“Në atë kohë, Barcelona, Real Madrid dhe unë mendoj se edhe Manchester City ishin të interesuara për mua, por kurrë nuk ishin një mundësi”, ka deklaruar Rooney.
“Unë doja të luaja për Barcelonën, por isha më afër transferimit te Real Madrid”.
“Më kujtohet një ditë u ula dhe mendova: Imagjinoni të luani për atë ekip të Barcelonës me Messin, Xavin, Iniesta dhe Busquets. Sidoqoftë, në fund ndryshova mendim dhe vendosa të nënshkruajë një kontratë të re pesë vjeçare me United”.