
Juventus ka emëruar skuadrën e tyre për t’u përballur me Fiorentinën nesër, pa Mario Mandzukic dhe Mattia De Sciglio, por Aaron Ramsey dhe Emre Can janë pjesë e skuadrës.
Bianconerët u mungojnë të lënduarit Giorgio Chiellini, Mattia Perin, Marko Pjaca dhe De Sciglio,përcjell ORAinfo.

Mandzukic është lënë jashtë, në pritje të një transferimi të mundshëm, por Emre Can duket se është angazhuar në klub pavarësisht se është përjashtuar nga lista e skuadrave të Champions League.
Ramsey bën udhëtimin dhe vazhdon shërimin e tij nga dëmtimi.
Skuadra e Juventusit për Fiorentina: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani, Demiral; Pjanic, Ramsey, Khedira, Matuidi, Emre Can, Rabiot, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi./ORAinfo/