Befason Spalleti me deklaratën e fundit për Icardin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Befason Spalleti me deklaratën e fundit për Icardin

19:27 | 13 Shkurt 2019

Mauro Icardi sot pati një ditë mjaftë të vështirë.

Argjentinasi është njoftuar gjatë ditës se nuk do të jetë më kapiten i skuadrës dhe shiriti do të bartet te portieri, Samir Handanovic.

Ai gjithashtu nuk është përfshirë edhe në listën e Europa Ligës kundër Rapidit të Vjenës.

Por sipas trajnerit, Luciano Spalletti Icardi nuk pranoi vetë të udhëtoj me skuadrën.

“Mos-ftesën? Këtu ka një pasaktësi, ai nuk erdhi me ekipin, ai u thirr. Unë them të vërtetën, je ti që e vendos elementin më shumë (duke iu drejtuar gazetarit të SKY) “, ka thënë trajneri i Interit.

Tashmë zërat për një largim të mundshëm të tij janë shtuar edhe më shumë. Reali është në “pole-position” për të marr shërbimet e tij.

Komento: