Befason Spalletti: Zbulon emrin e trajnerit më të mirë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Befason Spalletti: Zbulon emrin e trajnerit më të mirë

17:14 | 25 Dhjetor 2018

Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti ka folur në prag të ndeshjes së Interit me Napolin. Skuadra nga Milano do të luajë ndaj vendit të dytë Napolit gjatës së mërkurë.

“Lojtarët e Napolit janë të parët që janë zhgënjyer nga rezultati i Kievo-s. Ata po presin me padurim të luajnë dhe të rikthehen te fitorja.

“Trajneri Ançeloti është një nga më të mirët, për të mos thënë më i miri në Itali. Ai e di se kur është momenti për të mbrojtur, dhe kur është për të sulmuar. I kam thuajse të gjithë të gatshëm. Miranda nuk është riaftësuar, por Asamoah po. Zhoao Mario gjithashtu është gati.

” Më vjen keq që nuk e kam Naingolan sepse ai është një lojtar shumë i fortë, por rregullat në një skuadër janë shumë të rëndësishme. Ai nuk është jashtë skuadrës, por vetëm jashtë ndeshjes së radhës. Më pas, ai do të fillojë stërvitjen dhe do të jetë pjesë e grupit,” e mbyll Spaleti.

Komento: