Befason sulmuesi i Torinos, e quan “hero” yllin e Milanit

09:03 | 10 Dhjetor 2018

Iago Falque, sulmuesi i Torinos, pas lojës së mbrëmshme me Milanin, kishte fjalë të mëdha për njërin nga futbollistët e rossonerëve.

Ai foli për Sky Sport pas ndeshjes Milan-Torino, duke treguar se portieri, Donnarumma ishte heroi i ndeshjes në ndeshjen e zhvilluar në San Siro përcjell ORAinfo.

“Donnarumma? Edhe vitin e kaluar ai bëri një pritje të pabesueshme kundër meje, ai është një kampion dhe me të vërtetë më ka mahnitur për atë që ai është në gjendje të bëjë. Ai sihte një hero. Rezultati ?.. Ishte një pikë e rëndësishme për ne … “, ka thënë Falque.

Pas barazimit të mbrëmshëm, Milan pozicionohet në vendin e katërt në tabelë me gjithsej 26 pikë të tubuara, derisa Torino zë vendin e gjashtë./ORAinfo/

Komento: