Tottenhami nxjerr në shitje Richarlisonin
Sulmuesi i Brazilit, Richarlison do të largohet pas vetëm një sezoni nga skuadra e Tottenhamit.
“Sky Sports” ka raportuar të hënën se drejtuesit e Tottenhamit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Richarlisonin.
Mësohet se ata nuk janë të kënaqur me Richarlisonin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij, ndonëse u transferua me bujë të madhe.
Ai iu bashkua Tottenhamit verën e shkuar nga Evertoni për 58 milionë euro, ndërsa ka shënuar vetëm dy gola në të gjitha garat.
Për të lënë të lirë Richarlisonin, ekipi nga Londra po kërkon të paktën 60 milionë euro. 25-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2027.