Befason Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën mund të arrihet të premten

22:35 | 18 January 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ka gjasa të arrihet pasneser (të premten).

Kjo siç tha ai, nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, heq dorë nga kërkesat e tij siç i quajti secesioniste.

Ai shtoi se Serbia po përballet me një vit “vendimtar, gjykues”, “një nga më të vështirat në historinë moderne, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht”.

Vuçiq tha gjithashtu se udhëheqja shtetërore e Serbisë do t’i drejtohet publikut “më së voni të hënën” për të njoftuar “çfarë pritet nga Serbia në lidhje me Kosovën dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë”.

Komento: