Befason Xavi, ky ekip është favorit për ta fituar titullin në La Liga!

11:44 | 13 Gusht 2022

Xavi Hernandez e ka favorizuar Real Madridin si skuadër që ka më shumë gjasa ta fitojë La Ligan.

Në një intervistë të dhënë së fundi për Radio Estatio, ai tha se skuadra e tij është vetëm kandidat për ta kapur vendin e parë.

“Real Madridi është favorit për ta fituar titullin kampion, ne jemi kandidatë”, u shpreh ai.

Barcelona është duke bërë një merkato të mire, në bazë të emrave të cilët zbarkuan në “Camp Nou” në këtë verë.

Gjithsesi, kjo nuk po i mjafton teknikut që ta cilësojë skuadrën e tij si favorite për titull.

Komento: