Befason ylli i Ajaxit, zbulon të ardhmen – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Befason ylli i Ajaxit, zbulon të ardhmen

23:14 | 27 Maj 2019

Van de Beek ka zbuluar të ardhmen, ai mund të qëndrojë në Ajax.

Mesfushori i talentuar i Ajaxit, Van de Beek, ka bërë të ditur se mund të qëndrojë në Holandë edhe sezonin 2019/20.

Për Van de Beek, i cili ka kontratë me Ajaxin deri më 2022, interesohen Juventusi dhe Real Madridi, ndaj të cilave skuadra ishte i mrekullueshëm në Chanmpions League.

“Të gjithë duhet të marrin vendimet e tyre në jetë. Kontrata ime skadon më 2022 dhe jam i lumtur në Ajax. Mund të qëndroj këtu sepse jam i lumtur në Amsterdam”, tha futbollisti.

Van de Beek ka luajtur rrol të rëndësishëm në sezonin e ëndrrave për Ajax, ku fituan Kupën dhe Ligën, derisa u eliminuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me një gol të pësuar në sekondën e fundit të takimit.

Ai, në sezonin që lamë pas, ka bërë 50 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola.

Komento: