Befason Zidane, këtë lojtar nuk e do në skuadër

12:36 | 05 Korrik 2019

Zidane ka treguar se cilin lojtar nuk e do në skuadër.

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka bërë të ditur një emër që nuk e dëshiron në skuadrën e Real Madrid.

Vera erdhi me shumë ndryshime për skuadrën e ‘Los Blancos’, e cila u përforcua me emra si Eden Hazard, Luka Jovic e Ferland Mendy.

Me gjithë këto përforcime, tashmë është radha që skuadra mbretërore të largojë disa lojtarë nga ‘Santiago Bernabeu’.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’, Zidane e do jashtë skuadrës Keylor Navasin, gjatë kësaj vere.

Së fundmi për portierin kanë shfaqur interes edhe Paris Saint Germain, por ata nuk kanë dërguar ndonjë ofertë zyrtare.

Komento: