Befason Zidane: Ky është trajneri më i mirë në botë

17:29 | 25 Shkurt 2020

Zinedine Zidane thotë se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

Kjo dyshe, do të ndeshen në ‘Santiago Bernabeu’ të mërkurën mbrëma, kur Real Madrid pret Manchester Cityn në ndeshjen 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve.Trajneri francez para kësaj ndeshje është paraqitur në konferencë për shtyp, dhe është pyetur nëse Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

“Ai e ka dëshmuar atë në Barcelonë, Bayern Munich dhe Manchester City. Ka shumë trajnerë në nivel të lartë, por mendoj se ai është më i miri”, është përgjigjur Zidane, përcjell lajmi.

Në pyetjen nëse kjo ndeshje është mes Zidanes dhe Guardiolas, ai u përgjigj: “Është Real Madrid – Manchester City, jo Zidane – Guardiola.

Ajo që duan njerëzit të shohin është një lojë futbolli mes Madridit dhe Cityt. Është një lojë tërheqëse”.

Komento: