Befason zyrtari i LDK-së, thotë se duhet votuar Vjosa: Kemi votuar kundërshtarë më të mëdhenj

23:06 | 24 Shkurt 2021

Zyrtari i LDK’së ka thënë se duhet ta votojmë Vjosa Osmanin, kemi votuar kundërshtarë më të mëdhenj.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi ka thënë se LDK’ja duhet ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Sipas Rexhepit, LDK’ja duhet ta votojë Osmanin pasi në të kaluarën, kjo parti i ka votuar kundërshtarët më të mëdhenj.

“LDK-ja duhet ta votojë Osmanin sepse në të kaluarën i kemi votuar kundërshtarët më të mëdhenj”, ka thënë Fatmir Rexhepi në emisionin Desku.

Ndërsa lideri në dorëheqje i kësaj partie, Isa Mustafa ditë më parë për Klan Kosovën tha se Osmani nuk është personi i duhur për president.

Kujtojmë se Vjosa Osmani është shkarkuar nga kryesia e LDK’së, ndërsa në zgjedhjet e 14 shkurtit, ajo garoi me listën “GUXO”, në një listë me Lëvizjen Vetëvendsoje.

Komento: