Begaj dekreton hyrjen në fuqi të marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në

23:35 | 01 Gusht 2026
begaj-dekreton-hyrjen-ne-fuqi-te-marreveshjes-se-huase-prej-302-milione-dollaresh-me-shba-ne

Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar shpalljen e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).

Përmes dekretit Begaj ka dhënë gjithashtu pëlqimin që ligji të hyjë në fuqi menjëherë.

Marrëveshja lidhet me huanë direkte mes Shqipërisë, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe SHBA-ve, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen (DSCA).

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 74 vota më 27 korrik 2026 marrëveshjen e huasë me SHBA-të. Pas bojkotimit të seancën nga opozita,iIshte vetëm PS ajo e cila votoi pro marrëveshjes.

Marrëveshja parashikon një hua në vlerën totale prej 302 milionë dollarësh amerikanë, në kuadër të programit të Financimit të Jashtëm Ushtarak.

Komento: