Begaj dënon sulmin fizik ndaj Sali Berishës

15:39 | 06 December 2022

Presidenti i Shqipërisë dënon sulmin fizik ndaj Sali Berishës.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dënon ashpër sulmin fizik të ndodhur gjatë protestës së sotme të opozitës ndaj kreut të PD Sali Berisha, deputet i Kuvendit, ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës, thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës.

“Presidenti Begaj i konsideron këto akte të papranueshme dhe që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore.

Kreu i Shtetit inkurajon autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes.

Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen“, thuhet në njoftim.

Komento: