Begaj flet në telefon me Osmanin, dënon ashpër sulm*in në Ibër Lepenc

10:08 | 30 November 2024
begaj-flet-ne-telefon-me-osmanin,-denon-ashper-sulm*in-ne-iber-lepenc

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vjosa Osmanin.

Ai u shpreh se ka dënuar ashpër sulmin që ka ndodhur mbrëmë në Ibër Lepenc.

“Zhvillova një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku dënova ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic, që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës”.

“Mbështes fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist”, thuhet tutje në shkrimin e Begajt.

Komento: