Begaj kalon transit nëpër Kosovë, policia njofton ndërprerje të përkohshme të trafikut

09:05 | 08 Korrik 2026
begaj-kalon-transit-neper-kosove,-policia-njofton-nderprerje-te-perkohshme-te-trafikut

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore, për shkak të kalimit transit nëpër Kosovë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Policia bën me dije se ka ndërmarrë të gjitha masat operative dhe ka angazhuar njësitë përkatëse për të garantuar sigurinë e eskortës zyrtare dhe zhvillimin normal të lëvizjes përgjatë itinerarit të paraparë.

Ndërprerjet e trafikut do të realizohen në intervale të shkurtra kohore përgjatë rrugës nga pika kufitare në Vërmicë deri te ajo te Dheu i Bardhë, si dhe në drejtimin e kundërt gjatë kthimit të delegacionit.

Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes, me datën 08.07.2026, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore nga Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë deri në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë dhe anasjelltas, gjatë kthimit po ashtu me të njëjtën datë, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”.

Policia e Kosovës falënderon paraprakisht të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit e trafikut rrugor për mirëkuptim të plotë”, njofton policia.

Komento: