Begaj: NATO e solli lirinë në Kosovë e paqen në rajon, Shqipëria është falënderuese ndaj SHBA’ve dhe aleatëve të saj

11:10 | 24 Mars 2026
begaj:-nato-e-solli-lirine-ne-kosove-e-paqen-ne-rajon,-shqiperia-eshte-falenderuese-ndaj-shba’ve-dhe-aleateve-te-saj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, president i Shqipërisë, është deklaruar në lidhje me 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së NATO-s në Kosovë, duke thënë se e njëjta e solli lirinë e vendit dhe paqen në gjithë rajonin.

Presidenti Begaj ka thënë edhe se, Shqipëria i është falënderuese SHBA’ve dhe aleatëve të saj.

‘‘Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së NATO-s kundër regjimit shtypës serbomadh të Millosheviçit, fushatë e cila përfundoi me sukses duke sjellë lirinë e Kosovës dhe paqen që gëzojmë sot në të gjithë rajonin.

Shqipëria, sot e përgjithmonë, i është falënderuese Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj të NATO-s!’’, ka thënë Begaj. /Express

Komento: