Begaj nga Italia: Krenarë për punën e investimin e shqiptarëve për të ruajtur gjuhën e traditat tona

00:08 | 04 December 2024
begaj-nga-italia:-krenare-per-punen-e-investimin-e-shqiptareve-per-te-ruajtur-gjuhen-e-traditat-tona

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka qëndruar në Itali, ku ka takuar shqiptarët atje.

Ai ka publikuar edhe disa fotografi, ku siç tha, është me shqiptarët dhe autoritetet italiane të Emiglia Romagnas.

Ai u shpreh krenarë për punën e investimin e  shqiptarëve për të ruajtur gjuhën e traditat.

“Me shqiptarët dhe autoritetet italiane të Emiglia Romagna-s. Krenarë për punën, arritjet dhe sukseset e shqiptarëve, investimin e tyre per të ruajtur e trashëguar gjuhën e traditat tona”, ka shkruar Begaj.

Komento: