Begaj përkujton Rugovën: Është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues

10:48 | 21 Janar 2024
begaj-perkujton-rugoven:-eshte-e-do-te-mbetet-modeli-i-politikanit-frymezues

President i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në 18-vjetorin e vdekjes së tij.

Begaj përmes një postimi në Facebook, tha se Rugova ishte lideri paqësor e paqëtues, dhe do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës, lideri paqësor e paqëtues, është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës”, shkroi Begaj.

Komento: