Begaj takohet me Sinanin, bisedojnë për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

15:05 | 12 Mars 2026
begaj-takohet-me-sinanin,-bisedojne-per-te-drejtat-e-shqiptareve-ne-luginen-e-presheves

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, për të diskutuar mbi sfidat dhe të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Me Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat me të cilat përballen. Shqipëria do të vijojë të jetë një zë i fortë në mbrojtje të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, shkroi presidenti shqiptar.

Komento: