Një i vdekur dhe dy të lënduar rëndë pas një aksidenti në tunelin e Rozhajës.
Një i vdekur dhe dy të lënduar është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur pasditen e të enjtes në Malin e Zi.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në tunelin e Lokves në Rozhajë.
Viktima S.K, ishte dërguar me shenja jete në spital por edhe përkundër intervenimit të mjekëve ai nuk arriti që t’ju bëjë ballë plagëve të marra nga aksidenti.
Hetimet lidhur me ngjarjen po zhvillohen, raporton Radio Televizioni i Rozhajës.