Bëhen ‘llom’ kunatat mes vete, përfundojnë në spital

23:27 | 05 Korrik 2021

Kunatat bëhen ‘llom’ mes vete, përfundojnë në spital.

Dy gra këtë të hënë kanë përfunduar në spitalin e Lezhës pas një konflikti që ato kanë pasur në familje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Markatomaj të Lezhës, ndërsa bëhet me dije se ato janë kunata me njëra-tjetrën.

Burimet thanë se njëra nga gratë e dhunuara është Dava Ndoj, 33-vjeçe.

I ati i saj është shprehur për mediat se ajo është me urdhër-mbrojtje, kurse konflikti mes tyre ka nisur që në muajin janar.

Komento: