Bëhen llom veturat e mërgimtarëve në Deçan, policia jep detajet

10:08 | 22 Gusht 2022

Veturat e mërgimtarëve bëhen llom në Deçan, dy të lënduar.

Mëngjesin e sotëm, dy vetura me targa të huaja, janë aksidentuar mes vete në Lëbushë të Deçanit. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Në orën 08:00 policia është njoiftuar për një aksident trafiku në fshatin Lëbushë të Deçanit. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete me targa të huaja. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, tha Gashi

Komento: