Moderatorja Elita dhe Gjiko janë një ndër çiftet më të pëlqyera dhe më të komentuara në publikun shqiptar.
Ata mbrëmë janë bërë prindër për herë të parë.
Moderatorja Elita Rudi mbrëmë e ka sjell në jetë një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Zëri, shkruan lajmi net.
Emocionet ajo i ka ndarë me ndjekësit e saj, aty ku edhe i ka publikuar disa foto të djalit të sapolindur.
“Mbrëmë Zoti na bekoj me djalin tonë Zëri Gjikolli Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska!”, ka shkruar ajo pranë postimit në të cilin Elita dhe Gjiko janë fotografuar për herë të parë me djalin e tyre të sapolindur.