Janë rrënuar disa shtëpi tek Ibri në Mitrovicë.
Disa shtëpi që ishin të ndërtuara afër Liqenit Artificial në Mitrovicë, tashmë janë bërë rrafsh me tokë.
Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim që të largohen ato shtëpi nga një pjesë, sipas të cilëve, ishin pa leje.
Ndërkohë, familjarët janë ankuar për këtë vendim. Siç i kanë thënë Reporteri.net, ka pasur vendim gjykate për të mos u rrënuar.
Sidoqoftë, pjesa e liqenit është shndërruar në një pikë turistike për të gjithë mitrovicasit, por edhe më gjerë.