Bëhet i gjallë Bonaventura, vjen me deklaratë “bombë”

19:11 | 17 Maj 2019

Giacomo Bonaventura, i pranishëm gjatë një ngjarjeje në Milano, u intervistua nga MilanTV për gjendjen e tij dhe sezonin e ardhshëm.

Ai është shprehur i gatshëm të luajë për ekipin e tij sezonin e ri, përcjell ORAinfo.

“Duhet të jemi të kujdesshëm, atë që ngarkojmë në internet mund të shihet nga të gjithë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Shumë njerëz krijojnë profile të rreme, ne duhet ta mbajmë këtë gjë nën kontroll, atëherë secili prej nesh ka verifikuar profilet sociale.

“Unë publikoj gjërat që më pëlqejnë, fotot e fitoreve të mira, gjëra që mund të ndahen me tifozët dhe njerëz të tjerë. Unë nuk jam një përdorues i madh i mediave sociale dhe tani për tani do të mbetet ashtu”, tha ai.

Mesfushori gjithashtu foli për lëndimin e tij të ashpër, i cili do ta mbajë atë jashtë mënjanë për pjesën tjetër të sezonit.

“Gjendja ime është më e mirë, jam gati në rregull, këtë sezon nuk do të jem më në dispozicion, por për sezonin e ardhshëm, mendoj se do të kthehem 100%”, deklaroi ai./ORAinfo/

Komento: