Këshilli Drejtues i UP-së është bërë me udhëheqëse
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka zgjedhur sot udhëheqësin e ri të tij.
Këtij organi tani do t’i prijë një grua.
Kryetare e Këshillit Drejtues të UP-së është zgjedhur Laura Kryeziu.
Zgjedhja e Kryeziut është bërë me votim unanim, në një mbledhje, të mbajtur sot.
Lajmin e ka bërë të ditur Universiteti i Prishtinës, nëpërmjet një njoftimi për media.
“Znj. Kryeziu ka falënderuar anëtarët e KD-së për besimin, ndërkaq u zotua që do të punoj fuqishëm për zhvillimin dhe mirëfunksionimin e Universitetit”, thuhet në njoftim.
“Ajo theksoi që do të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha organet e tjera të universitetit, në mënyrë që UP-ja të shënoj suksese edhe në vazhdimësi”, thekson njoftimi.