
Roma po e kërkon me ngulm, po Nicolo Barella e do Interin.
Roma thuhet se ofrojnë 35 milionë euro plus Gregoire Defrel ose Gerson për mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barella.
Sipas L’Unione Sarda, Giallorossi janë serioz në lidhje me transferimin e 22-vjeçarit, pavarësisht se ka vendosur zemrën e tij për një lëvizje në Inter,përcjell ORAinfo.

Gazeta shpjegon interesimin e Romës, por preferenca e Barellës për t’u bashkuar me Nerazzurrët e bën një marrëveshje të vështirë, pasi agjenti i tij tashmë ka pranuar kushtet personale me Beppe Marottën./ORAinfo/