Bëhet “nami”, Conte i thotë “PO” gjigantit evropian

10:30 | 20 Maj 2019

Interi ka gjetur trajnerin e ri.

Humbja turpëruese, 4-1 ndaj Napolit duket se i ka dhënë goditjen përfundimtare trajnerit të Interit, Luciano Spalletti.

Italiani duket se e ka mbyllur aventurën me zikaltërit dhe fundi i kësaj jave do të përcaktojë edhe fatet finale të tij.

Të paktën këtë shkruan gazeta e përditshme italiane “Gazzetta dello Sport”, që zbulon se Antonio Conte ka firmosur me Interin dhe zyrtarizimi do të vij në fund të javës.

Një zhvillim që do të vendos në pozita aspak të favorshme dhe Interin, që luan ndeshjen e fundit për këtë sezon, ku ndaj Empolit do të kërkojë edhe biletën që e dërgon në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm.

Komento: