Gianni De Biasin së shpejti do ta shohim te kombëtarja e madhe.
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni de Biasi është pranë rikthimit në detyrë si trajner.
De Biasi pritet të marrë drejtimin e Skocisë, teksa trajneri aktual Alex McLeish është pranë shkarkimit pas humbjes 3-0 nga Kazakistani ditën e djeshme.
Italiani shihet si pasuesi ideal për të marrë drejtimin e Kombëtares skoceze.
Ndërkohë De Biasi është i papunë që prej muajit nëntorit të vitit 2017, kur u shkarkua nga spanjollët e Alaves për shkak të rezultateve të dobëta