
Sky Sport Italia zbulon se sulmuesi, Edin Dzeko ka rënë dakord për një transferim në Inter, ku ai do të bashkohet me Radja Nainggolan.
Këtë herë raporti sugjeron se është bërë një marrëveshje, të paktën mes lojtarit dhe klubit të tij të ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Kontrata e tij aktuale me Romën skadon në qershor të vitit 2020 dhe nuk është propozuar rinovimi, duket sikur vendimi për t’u ndarë është i ndërsjelltë.
Dzeko ka qenë në Stadio Olimpico që nga viti 2015, duke u bashkuar nga Manchester City për 15 milion euro./ORAinfo/