Bëhet “nami”, Interi po ia rrëmben nga duart yllin e madh Juventusit

17:34 | 08 December 2018

Inter thuhet se janë në pozitë favorite për ta transferuar Federico Chiesa të Fiorentinës, falë ardhjes së Giuseppe Marotta.

Sulmuesi është një nga emrat më të kërkuar në futbollin italian dhe po tërheq interes edhe nga Juventusi dhe Napoli përcjell ORAinfo.

Sipas Tuttosport të sotëm, ardhja e Marotta në San Siro, megjithëse nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, ka lëvizur Nerazzurrët në pozitë pole për ta rrëmbyer atë.

Ish shefi ekzekutiv i Juventusit ka një marrëdhënie të mirë me drejtorin e përgjithshëm të Violës, Pantaleo Corvino, dhe po negocion për Chiesan.

Gazeta pohon se ekziston një marrëveshje e zotit midis palës që Inter nuk do të lëvizë për lojtarët e Juventusit, përveç nëse ata janë në listën e transferimeve, por çdo objektiv tjetër është lojë e drejtë./ORinfo/

Komento: