Bëhet “nami”, ja ku po transferohet Alves

16:39 | 06 Korrik 2019

Braziliani mund të përfundojë te Interi.

Dani Alvesh është momentalish pa skuadër pasi deklaroi largimin nga PSG-ja.

Mbrojtësi brazlian është grumbulluar me Kombëtaren e tij në Copa Amerika dhe pas disa ditësh do të luajë finalen me Perunë. Sipas “UOL” në Brazili, Interi i ka bërë ofertë zyrtare lojtari dhe menaxherët e tij janë duke shqyrtuar këtë ofertë duke e cilësuar pozitive.

Por, vetë Dani Alvesh është në pritje të një ofertë nga Barcelona pasi ëndërron të kthehet në Spanjë. Në rast se nuk mbërrin një ofertë nga klubi katalanas, mbrojtësi mund të jetë lojtar i Interit. Në ditët në vijim mund të zbulohet më shumë rreth së ardhmes së tij, por zikaltërit i kanë bënë ofertën e parë lojtarit.

Komento: