Bëhet “nami”, ja ku po transferohet Buffon

09:18 | 12 Qershor 2019

Gianluigi Buffon, mund t’i bashkohet FC Porto këtë verë pasi nuk arriti të fitonte një kontratë të re në Paris Saint Germain , raporton Tuttosport.

Portieri 41-vjeçar u transferua në Parc des Prince për një marrëveshje njëvjeçare nga Juventusi verën e kaluar, por nuk pati paraqitje të mira, përcjell ORAinfo.

Buffon tani mund të transferohet nga Porto për të zëvendësuar Iker Casillas, i cili u tërhoq nga futbolli pas një sulmi në zemër gjatë këtij viti./ORAinfo/

Komento: