Bëhet “nami”, ja ku po transferohet Chicharito

13:23 | 01 Dhjetor 2019

Javier “Chicharito” Hernandez po konsideron të bëjë një transferim në Major League Soccer, raporton Los Angeles Times.

31-vjeçari aktualisht po luan për Sevilla por gjithmonë ka qenë një objektiv për ekipet e MLS që kërkojnë të sjellin një nga lojtarët më të njohur meksikan të brezit të tij,përcjell ORAinfo.

“Po. Definitivisht, ”tha Hernandez për Times kur u pyet nëse ai ishte i interesuar për një transferim të MLS. “Shikoni, unë jam gjithmonë duke menduar për të ardhmen time. Dua të jem sa më shumë i hapur për çdo mundësi. MLS është një ligë që po përmirësohet. Është një mundësi,pse jo “, ka përfunduar Chicharito./ORAinfo/

Komento: