Bëhet “nami”, ja ku po transferohet Coutinho

16:59 | 01 Qershor 2019

Coutinho mund të rikthehet edhe njëherë në futbollin anglez.

E ardhmja e Philipe Coutinhos është larg Barcelonës. Mediat spanjolle raportojnë se braziliani me shumë gjasa sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e katalanasve dhe në skenë është shfaqur dhe destinacioni i ardhshëm i lojtarit.

Chelsea duket se do të tentojë të sigurojë shërbimet e brazilianit dhe për t’ia arritur qëllimit ka gati dhe një ofertë të majme; 158 milionë euro.

Blutë e Londrës pritet që nga shitja e Hazardit të përfitojnë një shumë të majme, pasi siç dihet vetë belgu e ka deklaruar se pas suksesit në Europa League do të nisë një aventurë të re larg klubit britanik.

Për Coutinhon rikthimi në Premier League duket si një alternativë e mirë pas aventurës që pati me Liverpoolin, aty ku shkëlqeu.

Komento: