Bëhet “nami”, ja ku po transferohet Isco

15:59 | 20 Korrik 2019

Isco, dëshiron që Real Madridi të ia dhurojë atij një vend të parë në formacionin startues,por duket se Los Blancos kanë një tjetër plan për të.

Zinedine Zidane mendohet të jetë një admirues i mprehtë i Isco, por po ashtu nuk do të bllokonte një transferim, nëse një ofertë e mirë do të i ofrohej për të, përcjell ORAinfo.

Muajin e kaluar, Marca raportoi se Madridi ishte i hapur për shitjen e playmakerit pasi që Juventusi,Milan dhe Manchester City kanë qenë të interesuara për të, por asnjë ofertë zyrtare ende nuk është bërë.

Raportet e mëparshme kanë cituar ish-mesfushorin e Juventusit, Andrea Pirlo, i cili ka thënë: “Juventusi duhet menjëherë ta transferojë një lojtar si Isco”, duke shtuar spekulimet se Isco mund ta vesh fanellën e Juves./ORAinfo/

Komento: