Bëhet “nami”, ja ku po transferohet Isco

20:22 | 10 Maj 2019

Edhe pse asgjë nuk është bërë zyrtare ende, destinacioni i ardhshëm i Eden Hazard duket të jetë Real Madrid, pavarësisht vullnetit të Chelsea për të mbajtur yllin e tyre.

Sipas raporteve të fundit, kjo marrëveshje mund të ketë një efekt domino, përcjell ORAinfo.

Mediat pohojnë se ardhja e belgut në Bernabeu do ta lirojë Iscon, duke i lejuar atij t’i japë fund aventurës së tij në Real Madrid këtë verë.

Në fakt, spanjolli dëshiron të luajë me më shumë vazhdimësi dhe Juventusi janë një nga palët e interesuara dhe mund ta transferojë spanjollin./ORAinfo/

Komento: