Bëhet “nami”, ja ku po transferohet Rodriguez

21:59 | 03 Maj 2019

James Rodriugez duket se do të përfundojë në Premier League.

Skuadrat e Real Madrid dhe Bayern Mynih duan t’ia “ngecin” njëri-tjetrit sulmuesin kolumbian James Rodriguez, të cilin duket se nuk e duan më.

Gjithsesi, për sulmuesin 27-vjeçar janë interesuar së fundi dy ekipe të Premier League: Chelsea dhe Manchester United.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, këto dy skuadra janë gati të paguajnë 42 milionë euro (36 milionë stërlina) për të siguruar shërbimet e lojtarit dhe për të zgjidhur kështu një telash që kanë Bayern dhe Real.

Komento: