
Atletico Madrid, po përgatitet të ofrojë një ofertë për yllin, Bruno Fernandes me vlerë 60 milionë euro, raporton A Bola.
Manchester United, Tottenham dhe Inter janë lidhur të gjithë me mesfushorin 24-vjeçar, megjithëse interesi i Spurs thuhet se është ftohur në ditët e fundit, përcjell ORAinfo.

Sporting po mbajnë një pagesë të madhe, por Atletico ka besim në mbylljen e marrëveshjes duke ofruar 50 milionë euro para dhe 10 milionë euro shtesë në shpërblim./ORAinfo/