“ Bëhet nami”, ky është ekipi i ri i Asensios

19:15 | 02 Mars 2019

Real Madrid po kalon një sezon shumë të vështirë me shumë ulje dhe ngritje dhe shumë lojtarë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me menaxhimin e ekipit të Santiago Solarit, duke përfshirë lojtarë si Isco ose Marcelo.

Ky i fundit, një mik i madh i Cristiano Ronaldos, është në listën e Juventusit si një përforcim potencial për sezonin e ardhshëm përcjell ORAinfo.

Ylli portugez është i vëmendshëm në kërkim të përforcimeve të mundshme për Bianconerët dhe i ka kërkuar Fabio Paratici të nënshkruajë Marcelon.

Por CR7 nuk dëshiron vetëm që Marcelo të bashkohet me të në stadiumin Allianz, por sipas Don Balon, ai gjithashtu do të dëshironte të shoqërohej nga Marco Asensio, një futbollist që do të zinte vendin e Paulo Dybala i cili nuk është plotësisht i kënaqur dhe ka disa ofron nga të mëdhenjtë e tjerë në Evropë.

Spanjolli do të binte dakord të largohej në Itali nëse Florentino Perez i jep siguri Solarit për të vazhduar si trajner i Real Madridit në sezonin e ardhshëm. /ORAinfo/

Komento: