Bëhet “nami”, ky është ekipi i ri i Barellas

17:13 | 29 June 2019

Roma ka mundur Interin sepse është afër një marrëveshje për mesfushorin e Cagliarit ,Nicolò Barella, duke ofruar 35 milionë euro plus Gregoire Defrel, thotë Corriere dello Sport.

Interi ka qenë në pozitë favorite për Italianin për disa muaj me radhë, ndërsa shumica e burimeve kanë besim se Barella do të zgjedhë vetëm Nerazzurrët, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, negociatat në vazhdim kanë dështuar të gjejnë një përparim në mes të dy klubeve dhe Roma ka hyrë në garë duke rrëmbyer yllin e Cagliarit.

Është raportuar se sardenjët kanë pranuar propozimin e Giallorossi prej 35 milion euro plus pronësinë e forward Defrel, i cili e kaloi këtë sezon me kredi në Sampdoria./ORAinfo/

Komento: