“Bëhet nami”, ky është ekipi i ri i Mourinhos

15:05 | 08 Prill 2019

Jose Mourinho mund të përfundojë në Seria A.

Edhe pse emri i tij është përmendur si pasues i Tuchel te Paris Saint Germain ose i Niko Kovac te Bayern Munich e ardhmja e Special One nuk është vendosur ende, madje duke iu referuar atyre çfarë shkruajnë media të ndryshme, Mourinho dëshiron të rikthehet në kampionatin italian, me Serie A që ka përfunduar në krye të listës së Special One.

Mourinho është një opsion për Interin por Marotta preferon Conten, dhe në këtë mënyrë për portugezin po flitet për një kalim të mundshëm te Roma.

James Palotta do një trajner fitues te skuadra verdhekuqe për sezonin e ardhshëm dhe Mourinho është një opsion ideal në këtë aspekt.

Komento: