“Bëhet nami”,! Ky është futbollisti që dështoi dhe eliminoi Milanin nga Europa League

23:01 | 14 Dhjetor 2018

Futbollisti spanjoll, Suso dje ka shikuar ndeshjen nga tribuna e Stadiumit Geórgios Karaiskakīs, për shkak të një tendosjeje të muskujve që nuk e lejonte atë të shfaqej në fushë.

Mungesa e tij u ndje jashtëzakonisht e madhe, sepse zëvendësuesi i tij, Castillejo, nuk shkëlqeu fare e ndoshta ishte shkaktar i vetëm që bëri që Milan të dëshojë e të eliminohet nga Evropa League përcjell ORAinfo.

Siç raportohet nga SkySport, megjithatë ka lajme të mira për Milanin. Suso ka trajnuar me pjesën tjetër të ekipit sot në Qendrën Sportive të Milanello dhe me siguri do të jetë në dispozicion të trajnerit, Gennaro Gattuso për sfidën në Bolonje, të planifikuar të martën mbrëma në Dall’Ara./ORAinfo/

Komento: