Bëhet “nami”, Pioli pasues i Simeones te Atletico Madrid

23:59 | 26 Shkurt 2022

Kampioni spanjoll Atletico Madrid po shikon trajnerin e AC Milan, Stefano Pioli si trashëgimtarin e mundshëm të Diego Simeone.

Kur Stefano Pioli mori drejtimin në AC Milan, skuadra dukej në prag të katastrofës. Trajneri italian trashëgoi një grup të çorientuar lojtarësh nga Marco Giampaolo dhe problemet vazhduan për disa muaj.

Me nënshkrimin e Zlatan Ibrahimovic dhe Simon Kjaer, kuqezinjtë gjetën menjëherë rrugën e tyre dhe që atëherë nuk e kanë kthyer kokën pas, përcjell ORAinfo.

AC Milan u rikthye në Champions League pas një mungese shtatëvjeçare, ndërsa këtë sezon kuqezinjtë po luftojnë për Scudetton. Pioli ka bërë një punë të madhe në bashkëpunim me drejtuesit dhe veprat e tij nuk kalojnë pa u vënë re.

Sipas raportimeve, Atletico Madrid e ka parë Stefano Piolin si pasardhësin e mundshëm të Diego Simeone. Drejtori sportiv i Atletico Madrid, Andrea Berta, ka kontaktuar Piolin në emër të kampionëve spanjollë për të kuptuar nëse ai do të ishte i hapur për të marrë drejtimin nga Simeone në fund të sezonit.

Stefano Pioli është nën kontratë me AC Milan edhe për një sezon. Pavarësisht raporteve për një zgjatje të mundshme, drejtuesit e kuqezinjve nuk janë ulur ende me trajnerin italian dhe të diskutojnë një marrëveshje të re. Ndërkohë, Atletico Madrid po e mban afër situatën e tij. /ORAinfo/

Komento: