
Todo Fichajes pretendon se Cristiano Ronaldo nuk do të ishte i gatshëm të luante në Europa League për Djajtë e Kuq dhe Paris Saint-Germain është në kërkim të mundësisë për nënshkrimin e tij.
Gjërat nuk kanë ecur sipas planit për Ronaldon që nga kthimi i tij në United këtë verë, me 36-vjeçarin që thuhet se është habitur nga sa poshtë kishin rënë standardet e klubit, sipas një artikulli të fundit nga Daily Mail, përcjell ORAinfo.

Duke pasur parasysh rekordin e Ronaldos për të fituar titujt më të mëdhenj praktikisht kudo që shkon, nuk do të ishte e papritur nëse ai do të donte të largohej nga problemi i United sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas BBC Sport, Ronaldo nënshkroi një kontratë dyvjeçare me MUFC këtë verë, por do të ishte intriguese të shihet nëse ata tani mund ta bindin atë të qëndrojë për më shumë se një sezon./ORAinfo/