Bëhet nënë për herë të parë ish banorja e Big Brother

15:01 | 20 Qershor 2020

Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë.

Alba Çobaj mori epitetin nënë për herë të parë.

Ish-banorja e “Big Brother Albania 8”, Alba Çobaj, ka konfirmuar lajmin se është bërë nënë, shkruan lajmi net.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në Instagram, ku edhe publikoi fotografinë e parë me vajzën e sapolindur.

Alba zbuloi edhe emrin që ia vendosi vajzë, të cilën vendosi ta pagëzojë Sofia, ndërsa shpreher shumë e emocionuar për këtë ndjenjë.

“Nuk gjej fjalët ende ta përshkruaj mrekullinë e atij çasti kur mjekët ma vunë sipër në kraharor dhe unë rilinda. Faleminderit Zot për këtë bekim që na dhe duke na bërë prindër të dashurisë sonë Sofia! Mezi pres të ndaj me ju videon e eksperiencës së lindjes, që sigurisht ishte me e bukura në botë”, shkruan ndër të tjera ajo.

Komento: