Bëhet nënë Yllka Kuqi

10:35 | 24 Shkurt 2020

Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi është bërë nënë.

Një ndër këngëtaret më të dashura të skenës muzikore shqiptare, Yllka Kuqi, tani më është bërë nënë e një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Luiza.

Këtë e konfirmuan në një intervistë për RTV21 gjyshërit e vogëlushes, Zeqë e Arbënesha Kuqi.

Gjyshi duke folur për mbesën, tha se ardhja e saj në jetë është pjesa më e lumtur e jetës së tij, shkruan 21Media.

Zeqë Kuqi në fund tregoi dëshirën e tij që ka për Luizën e vogël.

Komento: