Bëhet ‘nuse’ Dafina Zeqiri dhe fshin të gjitha fotot, çfarë po paralajmëron? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bëhet ‘nuse’ Dafina Zeqiri dhe fshin të gjitha fotot, çfarë po paralajmëron?

11:09 | 12 Gusht 2020

Dafina Zeqiri ‘bëhet’ nuse dhe fshin të gjitha fotot, çfarë po paralajmëron?

Dafina ka habitur me postimin e fundit.

Dafina Zeqiri ka qenë goxha e angazhuar gjatë kësaj kohe me këngë të reja, suksesin e të cilave po e shijon, shkruan lajmi net.

Mëngjesin e sotëm, këngëtarja ka publikuar një fotografi, ku shfaqet si nuse e mbuluar me shami të kuqe.

Ajo që tërheq akoma më shumë vëmendjen është fakti që artistja ka fshirë të gjitha fotografitë e tjera nga Instagrami.

Dafina muajt e fundit ka punuar rreth albumit të ri muzikor, ndërsa kjo foto mund të jetë e shkëputur nga ndonjë videoklip i saj.

Se çfarë fshihet pas kësaj fotografie, mbetet të kuptohet ditëve në vijim.

Komento: