Bëhet për spital artisiti i njohur

15:59 | 13 March 2019

Një lajm aspak i mirë ka ardhur nga kompozitor i muzikës Jazz në Kosovë, Ilir Bajri.

Ilir Bajri, është shtrirë në spital si pasojë e disa problemeve me shëndetin.

Ilir Bajri përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se duhet të bëjë ndërhyrje kirurgjike për ta ndërruar valvulën, shkruan lajmi.net.

“Gjalle jam e ok. Se ja nisen muhabetet. Duhet me ndru valvulen”, ka shkruar ai, duke ia shtuar postimit edhe një fotografi nga spitali.

Pas kësaj ai njoftoi të gjithë se pas operimit do të flasë me të gjithë “Flas me ju pas operaciont. Spo miuj tash fort me fol”.

Kujtojmë se Ilir Bajri është kompozitor i muzikës Jazz në Kosovë, pianist dhe drejtor i Festivalit të Jazzit të Prishtinës

Komento: